Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rastit të sulmit seksual në shkollë.
Ahmeti, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se pas shpërndarjes së videos, udhëheqësia e shkollës në Prishtinë ka njoftuar Këshillin drejtues të shkollës, Këshillin e Prindërve, Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë e Komunitetit.
“Megjithatë, Shkolla e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njejte. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ahmetit.
Ai tutje ka kërkuar që të ruhet privatësia sa më shumë e të përfshirëve në rastin e sulmit seksual.
Postimi i plotë:
Për rastin e incidentit te shkolla Faik Konica të publikuar në portale!
Lajmi është publikuar me 15 Maj por ka ndodh.me 24 Prill. Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave tê Shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njeri prej personave të paraqitur është në Shkollë.
Megjithatë, Shkolla e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njejte. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.
Videoja është dërguar anonimisht! Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çeshtja është më shumë për Policinë dhe Qendren për Punë Sociale. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë femijë dhe kanë nevoj për ndihmë psikologjike.
Shkolla dhe Drejtoria kan vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje mw rastin janë ndërmarr brenda tri ditëve prej pranimit të videos. Pra prej 24-27 Prill! Falenderoj edhe udhëheqësinë e Shkolles edhe Drejtorine e Arsimit ne krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm.
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...