Rasti i mbrëmshëm në Prishtinë, Bajrami: Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve

16:37 | 27 Mars 2024
E.G

Deputetja e Lidhjes Demokratike Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme ku një person vdiq, derisa sot humbi jetën edhe një grua e cila kishte rastisur në veturën e saj.

Bajrami me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se duhet urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve, shrkuan Arbresh.info.

Ajo tha se krimi në vendin tonë ka marrë hov dhe kriminelët jo rrallë herë lihen të lirë.

“Vrasësit rrallë e fillojnë rrugën e krimit me vrasje, janë disa hapa që ata bëjnë në rrugën e tyre të errët duke testuar sistemin. Meqë për plot vepra lihën të lirë ata përserisin dhe e rrisin krimin. Kjo është e papranushme!”, tha mes të tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve

Mbrëmë një grua e moshës 48 vjeçare është vrarë pranë shtepisë së saj, në veturën e saj.

Kjo është e papranushme, krimi në vendin tonë ka marrë hov, e kriminelët jo rrallë po lihën të lirë. Vrasësit rrallë e fillojnë rrugën e krimit me vrasje, janë disa hapa që ata bëjnë në rrugën e tyre të errët duke testuar sistemin. Meqë për plot vepra lihën të lirë ata përserisin dhe e rrisin krimin. Kjo është e papranushme!

Ngushëllime familjeve të viktimave, thirrje institucioneve që mos të lënë krim pa ndeshku as kriminel të lirë!

Siguria është e drejtë elementare njerëzore./Arbresh.info/

Të ngjashme