Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri sërish i është kthyer rastit të ambasadorit Martin Berishaj, lidhur me pretendimet për “një aferë financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd”.
Tahiri në një postim në Facebook shkruan se mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë.
“Afera e Martin Berishajt, krye lajm në Slloveni dhe mediat rajonale, e ‘çuditërisht’ krejt e pa vërejtur nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla. Mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë”, shkruan Tahiri në Facebook.
Ndërkaq, të enjten deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka paralajmëruar se do ta padisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për deklarim të rrejshëm.
Sipas Selmanajt, ambasadori ka gënjyer nën betim gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Hetimor për Energjinë në nëntor të vitit të kaluar, ku kryetar është Selmanaj. /arbresh.info/
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...