Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar një bisedë që ka zhvilluar me djalin e tij të vogël Armanin gjatë një udhëtimi.
Pacolli thotë se djali i tij i kishte thënë: “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”.
Sipas tij, ai e kishte fjalën për ata të cilët, siç thotë Pacolli po tentojnë ta njollosin emrin dhe nderin e familjes së tij shkruan Arbresh.info.
“Duke fluturuar mbi Evropë, djali im i vogël Armani (diku e kishte degjuar) me tha. “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”. Ai ketu e kishte fjalën për ata të cilet po tentojne te njollosin emrin e nderin e familjes tonë.”, ka shkruar Pacolli.
Ndërkaq, Pacolli i ka thënë që të mos ndikohen nga askush, të vazhdojnë të respektojnë dhe të bëhen më të mirë se të tjerët.
“Unë u buzëqesha dhe i thashë, mos u ndikoni nga askush, vazhdoni të respektoni dhe bëhuni te mirë me të tjerët!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec