Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në këtë proces nuk ka kërkuar objektin

07:35 | 5 Janar 2025
E.G

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se nuk ekziston asnjë dëshmi që ia mundëson Pacollit pronësinë mbi Hotelin Grand në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se në asnjë moment nuk është kërkuar objekti.

“Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”. Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm.”, ka shkruar ai.

“Që nga fillimi i procesitit,Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj,të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe asgjë tjetër.”, theksoi ai.

Ndryshe, dje Pacolli ka njoftuar se ka fituar rastin e Hotel Grandit dhe se Qeveria e Kosovës detyrohet të rikthejë shumën e paguar nga Mabco./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Pacolli fiton rastin e Hotel Grandit: Qeveria e Kosovës detyrohet të rikthejë shumën e paguar nga Mabco

Të ngjashme