Njohësit e rrethanave juridike dhe politike kanë vlerësuar se pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për Ramush Haradinajn, vendet anëtare të Interpolit më nuk duhet t’i respektojnë fletarrestimet e Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.
Avokati i njohur Arianit Koci ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se rasti i lirimit të Ramush Haradinajt nga drejtësia franceze duhet të shërbejë si precedent kudo në botë, që ushtarët e UÇK-së të mos ndalohen sipas fletarrestimeve të Serbisë.
“Lirimi i Haradinajt besoj se do të jetë një precedent, kudo në botë, që ushtarët e UÇK-së të mos ndalohen sipas fletarrestimeve të Serbisë. Rasti i Gjermanisë është shembull se si duhet të funksionojë drejtësia. Ata thjesht, çdo kërkesë të Serbisë, e që ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë, e injorojnë. Thjesht, shteti serb nuk ka kapacitet demokratik dhe nuk ka besueshmëri të iniciojë dhe gjykojë asnjë proces gjyqësor në raport me ne”, ka thënë Koci. Ai ka bërë me dije se fletarrestimet e Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së tregojnë për mënyrën jodemokratike të shtetit serb.
Sipas tij, ky është një abuzim të cilin po e bën Serbia.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...