Rastet kur qytetarët nuk marrin shërbime të duhura shëndetësore dhe në kohë, si dhe trajtimet e vrazhda që iu bëhen nga mjekët, është bërë tashmë e zakonshme në vendin tonë.
Një e tillë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, nuk i ka ofruar shërbime shëndetësore qytetarëve. E tërë kjo me arsyetimin se kishte përfunduar orarin. E gjatë ditës Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka arrestuar mjekun nga Podujeva.
Por, se ky rast duhet të shërbejë si vetëdijesim për mjekët e tjerë e thonë edhe profesionistët shëndetësore.
Udhëheqësi i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra vlerëson se, ky rast duhet të jetë një mësim për të gjithë mjekët që shkelin mbi parimet etike dhe profesionale.
“Pa dyshim që ky rast duhet të jetë një mësim për të gjithë mjekët që shkelin mbi parimet etike dhe profesionale. Ajo është sjellje jo etike dhe jo profesionale. Në çdo institucion duhet të bëhet Pranim-dorëzimi i detyrës, jo Dorëzim-pranimi i detyrës! Pa e marrë detyrën punëtori pasues, nuk ndërprehet puna”.
Sipas tij, rastet e tilla duhet t’i nënshtrohen komisionit disiplinor, për të vërtetuar fajësinë e mjekut dhe të marrin dënimin e merituar.
“Përveç sjelljes jo etike të mjekut, këtu vihet në pah edhe mungesa e një menaxhimi efikas të institucionit. Ky rast duhet t’i nënshtrohet komisionit disiplinor për të vërtetuar fajësinë e mjekut dhe të marr dënimin e merituar”.
Se ky rast duhet të jetë vetëdijesim për mjekët, e thotë edhe kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu.
Sipas tij, nuk është hera e parë që pacientet ankohen për sjelljet mjekëve.
“Ne si Odë e Mjekëve nuk i kemi arsyetuar sjelljet e tij, por kemi kërkuar hetime menjëherë rreth këtyre sjelljeve, dhe të shikohet se si ka ndodhur rasti. Mjekët nuk janë kriminel. Është e vërtet që nuk është hera e parë që pacientet ankohen në sjelljen mjekëve, por askush nuk e shikon ligjin se me çfarë mbrohen mjekët, mjeku e ka një ligj të mbrojtjes, por ky rast me siguri që do të jetë vetëdijesim i mjekëve që çdo shërbim shëndetësor do ta japinë bazë të ligjit”.
Shpesh qytetarët ankohen për neglizhim nga ana e mjekëve nëpër institucionet publike shëndetësore. /A.Zeka/arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës