Një 31-vjeçar nga Kukësi i Shqipërisë ishte vrarë më 3 janar në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Lidhur me vrasjen e Visar Cengut, i dyshuari kryesor është Dibran Hoxhaj, rasti i të cilit ka kaluar tek Prokuroria Speciale.
Kjo u konfirmua për arbresh.info nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.
“Rasti në fjalë tashmë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Andaj, për informacione tjera lidhur me rastin, ju lutem drejtohuni tek kjo prokurori”, tha Mehmeti.
Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.
Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.
“Kobra” dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova.
Ndërsa të dyshuarit A.V, B.M, J.B., K.G, dhe E.A, janë të të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...