Sot është zhvilluar tryeza e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë, në kuadër të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, me temën “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”.
Në këtë aktivitet, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vlerësoi rëndësinë e temës dhe përshëndeti pjesëmarrjen e gjerë për të diskutuar çështjet e dhunës në familje dhe rehabilitimin e kryerësve të veprave abuzive.
Haxhiu përmendi edhe programin reality show “Big Brother” gjatë fjalës së saj.
“Dua të ju falënderoj për solidaritetin dhe aktivizimin për këto rastet e fundit për një televizion ku synon ta normalizoj dhunën. Jam shumë optimiste për të ardhmen tonë, ku vajzat tona do të trajtohet dinjitetshëm. Kjo është përgjigje e çart për secilin dhunues, dhunuesit mund të rehabilitohet por jo në një ambient të tillë”, tha Haxhiu.
“Viktimat e dhunës në familje janë në masë të madhe ku fatkeqësisht janë vajzat dhe gratë. Dhuna nuk po heshtet, dhuna po raportohet, ne si institucione do të inkurajojmë viktimat që ta raportojnë dhunën ndaj tyre. Unë thërras me zë të lart të institucionet që të mos i neglizhojnë rastet e dhunës në familje”, shtoi ministrja Haxhiu.
Haxhiu bëri thirrje ndaj institucioneve që të mos neglizhojnë rastet e dhunës dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë me Këshillin e Evropës në hartimin e programit të rehabilitimit për dhunuesit.
“Është e rëndësishme që ne si ministri kemi bashëpunar me zyrën e KiE-së, kemi punuar në adresimin e këtij programi së bashku me institucionet përkatëse. Ministria e Drejtësisë ka hartuar programin për rehabilitimin e dhunuesve”, shtoi Haxhiu.
“Programi synon të transformoj kryerësit e veprave abuzive dhe ti mbajë ata përgjegjës. Për të hartuar këtë program ne bashkuam forcat me zyrën e Këshillit të Evropës”, tha ajo./Arbresh.info
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...