Gjykatësi Beqir Kalludra është caktuar të jetë kryetar i trupit gjykues në rastin e njohur si “Toka”, ku ish-deputeti Azem Syla dhe të tjerët po akuzohet për për krim të organizuar dhe vepra tjera penale.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.“Ju njoftojmë se lënda me numër PKR.610/16, nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i është ndarë gjyqtarit Beqir Kalludra”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Gashi.
Këtë lëndë, EULEX-i më 20 shkurt të këtij viti e ka transferuar te vendorët.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur tanimë ish kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Petko Petkov, në seancën e së martës, ku pritej të vazhdohej gjykimi në këtë rast.
Sipas Petkov, një vendim i tillë ishte marrë nga menaxhmenti i EULEX-it, në bazë të të cilit, ky rast i kalon gjykatësve vendorë.Mirëpo, me këtë vendim nuk ishte pajtuar prokurori Danilo Cecarelli, i cili këtë e ka quajtur turp, duke e konsideruar edhe si një dështim të madh të misionit të EULEX-it, në Kosovë.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola