Rasti Gucati dhe Haradinaj/ Edhe sot vazhdon marrja në pyetje e dëshmitares së Zyrës së Prokurorit të Specializuar

11:27 | 26 Tetor 2021
L G

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit.

Edhe gjatë seancës së sotme po vazhdon të dëgjohet dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Zdenka Pumpe, shkruan arbresh.info.

Dëshmitarja Pumpe po vazhdon të merret në pyetje nga mbrojtja e Haradinajt

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/

Të ngjashme