Të hënën e 13 marsit është shkarkuar kryeinspektori i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për çështjen e rastit të Astrit Deharit.
E ftuar në RTV Dukagjini, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet se pse është marrë një vendim i tillë.
Një nga arsyet e shkarkimit të tij, sipas saj është se Topalli i ka marrë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, para Policisë së Kosovës, e që një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.
Kurse, arsyeja e dytë sipas saj, është nënshkrimi i dy raporteve për Astrit Deharin, ku në njërin thuhej se po bëhej inspektim për vdekje e në njërin për vrasje.
“Pasi ka përfunduar faza e inspektimit, më kanë adresuar një raport i cili adreson shumë shkelje, në raport me përgjegjësit. Dy zyrtarë që aso kohe kanë shkelur detyrat e tyre, të cilët kishin marrë kamerat para policisë, në shpërputhje me kompetencat ligjore”, ka deklaruar Haxhiu.
“Dje është shkarkuar edhe kryeinspektori Topalli, përveç që kishte marrë kamerat para policisë, kishte nënshkruar dy raporte brenda një kohe të shkurtër, ku në njërin thuhej se po bëhej inspektim për vetëvrasjen e Astrit Deharit, dhe në tjetrin për vdekjen. Ai e ka mohuar që njëri prej raporteve është nënshkruar nga ai. Kjo është shkelje, ne nuk mundemi ta verifikojmë nënshkrimin por e kemi parë që është nënshkrimi i njëjtë si në dokumentin tjetër”, ka thënë ajo
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...