Prokurori i çështjes për rastin “Brezovica”, Rasim Maloku, ka paralajmëruar vazhdimin e aksioneve tjera për këtë rast.
Ai në një konferencë për media pas aksionit të zhvilluar gjatë ditës së enjten në Prishtinë në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe në 10 lokacione tjera tha se ky nuk është aksioni i fundit.
“Nga të dhënat financiare që posedojnë të pandehurit, kemi ngrirë gjashtë milionë euro, ku shumica janë të pandehurve dhe shumica te familjarëve. Nuk është ky aksioni i i fundit, dhe se ky proces do të vazhdoj”, ka thënë Maloku.
Gjatë aksionit të sotëm janë arrestuar 7 persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe dhënie të ryshfetit./arbresh.info/
Lexo edhe
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...