Janë publikuar rezultatet e 1531 mostrave për gjurmim të rasteve me COVID-19.
Nga rezultatet thuhet se 259 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona dhe janë shtuar 7 viktima.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas dhe Istog.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.613 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.535.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...