Google ADS

Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

07:09 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 183 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërsa janë shëruar 57 pacientë.

Rastet e reja janë kryesisht raste kontakti thuhet në njoftimin e Institutit, shkruan Reporteri.net.

Komunat që kanë shënuar sonte raste të reja me koronavirus janë: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.

Numri total i rasteve pozitive është 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme