Policia e Kosovës raporton për disa raste të dhunës në familje të ndodhura në 24 orët e fundit.
Në rajonin e Prishtinës, ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes së tij).Viktima është udhëzuar për urdhër mbrojtje dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, shkruan arbresh.info.
Rasti tjetër është raportuar në rajonin e Pejës, rreth orës 19:00.
“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht gruan e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në ndalim policor”, thuhet në raport.
Rasti tjetër është raportuar në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, në Skenderaj.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare (bashkëshortes së tij).Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet raportin e policisë.
Rastet e dhunës në familje janë bërë shqetësuese, dhe sipas psikologëve, izolimi gjatë pandemisë ka ndikuar mjaftë shumë në shtimin e këtyre rasteve./arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...