Përgjatë vitit të kaluar pati raportime të shumta për dhunë në familje, e siç duket situatë hiç më e mirë nuk është as në këta dy muajt e parë.
Brenda 24 orëve, në Kosovë janë raportuar mbi 10 raste të dhunës në familje.
Vetëm në Prishtinë u raportuan katër raste të dhunës në familje, shumica prej tyre ku bashkëshorti rrahu gruan.
DHUNË NË FAMILJE
• Prishtinë, 27.02.2022 – 22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
• Prishtinë, 27.02.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të mbahet në stacion deri në këndellje.
• Fushë Kosovë, 26.09.2021 . Me 28.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari burri i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj por e njëjta ka pasur frikë të raportoj rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
• Lipjan, 28.02.2022. Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se burri i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima është kthyer në familjen e saj ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Në gjendje mjaftë të rëndë lidhur me këtë dukuri ishte edhe rajoni i Prizrenit, ku në 24 orët e fundit u raportuan gjashtë raste të dhunës në familje.
Një nga rastet e raportuara në këtë kohë ishte edhe një rast ku vjehrri rrahu nusen e djalit.
DHUNË FAMILJARE
• Suharekë, 28.02.2022 – 01:00. Viktima femër kosovare ka informuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
• Prizren, 27.02.2022 – 17:30. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e gruar të dyshuar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes veti. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Prizren, 18.12.2022 – 11:00. Viktima femër kosovare ka informuar se ndaj saj, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.
• Prizren, 28.02.2022 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj rejës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
• Prizren, 28.02.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij saktësisht ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
• Prizren, 28.02.2022 – 15:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (burri i saj) në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka arrestuar gjithashtu edhe një person të dyshimtë për dhunë familjare.
“Prizren, 26.02.2022 – 11:50. Me 28.02.2022 lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”.
E një rast tjetër është raportuar edhe në rajonin e Rahovecit.
Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
“Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...