Google ADS

Raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK?

10:58 | 26 Shkurt 2020
Arbresh Info

Në rrjetet sociale është  përhapur një lajm se në Klinikën Infektive të QKUK’së është shtrirë një person me origjinë nga Kina i cili po dyshohet se është prekur nga koronavirusi i ri Covid-19.

arbresh.info, ka tentuar të kontaktojë të autorizuarit e kësaj klinike për të marrë informacione të hollësishme, mirëpo të njëjtit duke mos e mohuar një gjë të tillë kanë deklaruar se QKUK-ja së shpejti do të del me një komunikatë për medie.

Kujtojmë se dje gjatë ditës së djeshme u raportuan tri raste të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative.

arbresh.info do t’ju mbajë të informuar…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme