Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për prindërit, pasi gjatë mbikëqyrjes së vazhdueshme të situatës epidemiologjike, ka regjistruar raste të reja të Kollës së mirë apo ndryshe ‘Pertussis’.
IKSHPK njofton se Kolla e mirë apo Pertusis, është një sëmundje ngjitëse bakteriale, e cila përfshin traktin e frymëmarrjes.
Sipas IKSHPK-së, kjo sëmundje i prek më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, mirëpo më të rrezikuarit janë fëmijët nën moshën 1 vjeçare.
IKSHPK-ja, bën thirrje për prindërit, që t’i përmbahen më shumë Kalendarit të rregullt të vaksinimit, sipas orareve të caktuara, pasi se çdo dozë e vaksinës, ka rëndësi dhe ndikon në rritjen e imunitetit tek fëmijët.
Njoftimi i plotë:
🏦Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes së vazhdueshme të situatës epidemiologjike në vend vazhdon të regjistrojë raste të reja të Kollës së mirë (Pertussis).
📈Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar 14 raste të konfirmuara me laborator të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake.
ℹ️ Pertusis që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes. Shkaktohet nga bakteria Bordetella pertussis që gjendet në gojën, hundën dhe fytin e personit të infektuar.
ℹ️ Kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1 vjeçare.
ℹ️ Sëmundja përhapet lehtësisht nga personi në person, kryesisht përmes pikave/spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.
ℹ️ Simptomat zakonisht shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë. Fillimisht, simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë.
❗️Komplikimet më të shpeshta sidomos te fëmijet e pavaksinuar janë pneumonia dytësore bakteriale, komplikimet neurologjike, infeksioni i veshit të mesëm, dehidrimi, konvulsionet, etj.
ℹ️ Kujdesi është veçanërisht i rëndësishëm për foshnjat të cilat nuk e kanë ende kohën e marrjes së doizës së parë (foshnjat prej 0-2 muaj), të cilat duhet të mbrohen nga kontaktet me persona të tjerë (nga moshat më të rritura), që mund të jenë bartës të infeksionit pavarësisht nëse kanë shenja apo jo.
💉Mbrojtja më e mirë është parandalimi përmes vaksinimit të foshnjave nga mosha 2 muajshe kur jepet doza e parë kundër Kollës së mirë.
ℹ️ Në Kosovë vaksinimi kundër Pertusisit bëhet sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, ku vaksina kundër Pertusisit jepet në moshën 2, 4 dhe 6 muajshe, ndërsa ri-vaksinimi në moshën 18 muajshe.
ℹ️ Ndryshe nga sëmundjet e tjera si variçela, fruthi, etj., Pertusisi mund të shfaqet tek i njëjti person më shumë se një herë gjatë jetës, sepse antitrupat që krijohen pas infeksionit ose vaksinimit bien me kalimin e kohës.
📣IKSHPK rithekson se çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët nga infeksioni dhe komplikimet e mundshme, prandaj u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen me shumë kujdes Kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar./Arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...