Rast i ri i tejkalimit të lejes ndërtimore në Prizren

16:15 | 1 Shkurt 2018
M. A.

Praktika e mos respektimit të pëlqimeve të autoriteteve të trashëgimisë kulturore si dhe lejes ndërtimore të lëshuar nga Komuna e Prizrenit gjatë aktiviteteve ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon. Rasti i ri i kësaj natyre sipas autoriteteve lokale ka ndodhur në rrugën “Bujtina”.

Kështu thuhet në një reagim të organizatës EC Ma Ndryshe, ku theksohet se sipas të dhënave zyrtare, rasti në fjalë ka leje për ndërtim në etazhitet B+P+1, e cila sipas Inspektoratit të Komunës së Prizrenit nuk është respektuar dhe është tejkaluar.

“Lidhur me këtë rast Inspektorati ka pohuar se ka reaguar, duke ndërmarrë masën e ndalimit të punimeve dhe inicimin e procedurave të mëtejme në përputhje me legjislacionin në fuqi. EC i bën thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë serioze dhe t’i zbatojnë në përpikëri të gjitha normat ligjore në këtë zonë të mbrojtur, ashtu që të ruhen dhe promovohen vlerat e saj”, thuhet në komunikatën e organizatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme