Ish-Kryetari i Komunës së Deçanit, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, Rasim Selmanaj në një intervistë ekskluzive për portalin Arbresh.info ka sqaruar në detaje problemin me Zonën e Mbrojtur përgjatë punimeve që po behën për nderimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën.
Manastiri i Deçanit ka kundërshtuar vazhdimin e punimeve në Zonën e Mbrojtur për këtë rrugë, duke u thirrur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura.
Pas kërkesës së Manastirit, punimet janë ndërprerë në atë zonë dhe kanë vazhduar në pjesën përtej kësaj zone.
Këtë qëndrim, deputeti nga radhët e AAK-së Rasim Selmanaj e ka quajtur veprim të gabuar nga prifti në Manastirin e Deçanit Sava Janjic, duke thënë se ajo rrugë sjell përfitime edhe për Manastirin e Deçanit.
Selmanaj në intervistën dhënë për arbresh.info ka treguar një memorandum që ka nënshkruar në vitin 2015 me priftin Sava Janjic për të lejuar punimet në Zonën e Mbrojtur për të shtruat asfalt për 2.5 kilometra. Ai thotë se nëse Janjic ka lejuar të punohet në 2.5 km rrugë në Zonën e Mbrojtur nuk ka pse të ndaloj edhe këtë pjesë.
“Nëse Sava Janjic ka pranuar 2.5 kilometara në atë zonë me u asfaltu nuk e di pse nuk po lejon. Mendoj që e ka gabim këtë qasje. Është në interes të manastirit që kjo rrugë me u asfaltu. Nuk e di pse po ndërhyjnë në këto raste. Ai mund të negocioj me kryetarin e Deçanit për këto zona por asnjëherë nuk vjen në shprehej që këto rrugë të pengohen dhe punimet po vazhdojnë përtej zonës së Mbrojtur”, ka thënë Selmanaj.
Sipas deputeti Selmanaj Ligji për Zonat e Mbrojtjes është ligj i keq për Kosovën dhe po e dëmton atë.
“Unë kam qenë deputete kur është votuar ky ligj por nuk e kam votu, është ligj i keq, është ligj politik, por ja që Kosova e ka votu, na e kemi këtë ligj që na krijon shumë probleme. Por prapë së prapë ligjin nuk krijon pengesa në këtë pjesë nëse ekziston vullneti i manastirit ne këtë rast”, është shprehur Selamanj.
Për vazhdimi e këtij projektit, përkatësisht vazhdimin e punimeve në këtë zonë që përfshinë rreth 6 kilometra, sipas Selamanj mund te nënshkruhet një memorandum mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit si dhe akterëve tjerë që kjo rrugë 6 kilometërshe të mos mbetet pa u asfaltuar./Mira Avdimetaj/Arbresh.info/
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...