Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se nëse do të ketë kuorum dhe nëse vendos Kryesia e Kuvendit, atëherë sonte do të futet në shqyrtim dhe votim propozimi për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Selmanaj i ka thënë lajmi.net se ai personalisht do të votojë pro shfuqizimit të kësaj gjykate, duke i dhënë arsyet.
“Qysh herën e parë ka qenë gabim votimi i kësaj gjykate dhe bartja e një pjesë të shtetësisë së Kosovës jashtë saj. Shfuqizimi i kësaj gjykate do të forconte shtetin e Kosovës, kjo është arsye pse do ta votojë”, ka thënë Selmanaj për lajmi.net.
Sipas tij, Kosova vet mund ta bëjë gjykimin e atyre që pretendohet që kanë bërë krime dhe se Gjykata Speciale është e njëanshme.
“Jemi për drejtësi, por jo kështu siç është tash”, ka thënë ai.
Aktualisht në mbledhje është Kryesia e Kuvendit e cila pritet të vendos për seancë të jashtëzakonshme sonte pas mbledhjes se 43 nënshkrimeve të deputetëve./lajmi.net/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...