Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka shpërndarë subvencione mijëra euro vitin e kaluar, ani pse komuna që udhëheq nuk ka një rregullore për këtë punë.
Ketë gjetje e evidentoi Auditori i Përgjithshëm, në raportin për komunën e Deçanit, shkruan Gazeta Fjala. Auditori i Përgjithshëm, në raportin për ketë komunë, gjeti se u dhanë subvencione edhe pa formimin e rregullores se brendshme.
Sipas Auditorit, ndarjet e subvencioneve në këtë komunë janë bërë vetëm me vendim të kryetarit të Komunës.
“Mungesa e rregullores së brendshme për ndarjen e subvencioneve krijon paqartësi në përcaktimin e kritereve se kush mund të jetë përfitues i subvencioneve, deri në çfarë shume dhe për çfarë qëllimesh mund të jepen subvencionet”, vlerëson auditori.
Gjithashtu e rekomandon kryetarin e komunës se “duhet të hartoj një rregullore për subvencione dhe të aprovohet në kuvend, e cila do të specifikonte qartë kriteret dhe procedurat për subvencionim”. /Gazeta Fjala/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%