I akuzuari i parë në rastin “Softueri” Dragi Rashkovski, sot është paraqitur në seancën e parë për këtë lëndë.
Ai tha se provat kundër tij janë mbledhur në mënyrë të paligjshme. Në deklaratë për mediat, pas shtyrjes së seancës, Rashkovski tha se nuk mund të ketë prova që dikush në Prokurori të ketë bërë mesazhe në kompjuterin e tyre në një fjalë në një sekondë.
“Ju keni 43 mesazhe në sekondë. Ja më thuaj, po kontrolloja në një kompjuter, nuk ekziston, “rekordi Guinness” është që në 50 e pak sekonda mund të shkruash një mesazh, jo 43 në një sekondë. Prokuroria nuk mund të sigurojë prova që shihet qartë se dalin nga mënyra të paligjshme e grumbullimit të provave nga disa telefona”, tha Rashkovski dhe paralajmëroi se në këtë rast do të ketë gjykim interesant.
Sipas tij, “është e turpshme që personat që nuk kanë as njohuri, as licenca, as ekspertë, të lejohen të rrëmojnë, të prekin të dhënat private të personave të cilëve u janë konfiskuar telefonat etj”.
“Nuk do të doja të hyja më dëshmim, e gjitha është objekt i kësaj procedure. Megjithatë, të dhënat dhe faktet që janë absurde nuk mund të jenë provë, do t’ju them sërish, 43 mesazhe në sekondë në një dokument mbi të cilin analiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se është e ligjshme në kompjuterin e prokurorisë, pra nuk janë të dhëna të nxjerra nga telefon, por në kompjuterin e prokurorit, thotë se në cilin kompjuter është bërë”, tha Rashkovski.
I akuzuari Rashkovski për dëshmitar mbrojtës në këtë rast gjyqësor propozoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme Naçe Çulev.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për pasurinë e fëmijëve të tij, duke sqaruar se fëmijët kanë vetëm kursime që janë nga ditëlindja e tyre dhe gjithçka tjetër që kanë është pronë e tij që ka pasur më parë.
Prokurorja Ivana Trajçeva, lidhur me pretendimet e mbrojtjes se dëshmitë janë mbledhur në mënyrë të paligjshme, tha se veprimet e prokurorisë në këtë rast nuk ndryshojnë nga ato në rastet e tjera, për të cilat raste tashmë ka vendime gjyqësore të formës së prerë, duke përfshirë tashmë të njohura në opinion si rastet “Haraçi” dhe “27 Prill”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...