Analisti Naim Rashiti pret që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë shumë e komplikuar, ku do të ketë opsione të ndryshme të kërkuara nga të dy palët.
Duke folur për kërkesat për konsensus nga krerët politikë, Rashiti ka thënë se dialogu duhet të ketë përmbyllje ku subjektet politike do të ishin të bashkërenduara në një vijë në këtë pikë.
Ai ka thënë që në Kuvend duhet të krijohet një ekip i cili do të menaxhojë dialogun dhe që do të reflektojë konsensus në vend.
“Të krijohet strukturë në Kuvend siç ishte Grupi Politik Strategjik në Vjenë, i cili do ta mirëmbajë procesin e dialogut dhe një ekip shtesë krahas delegacionit që do të jetë me ekspertë të pranueshëm edhe për subjektet, por që subjektet politike si subjekte politike të mos jenë të përfshira. Negociatat janë të vështira dhe marrëveshja do të jetë mjaft e komplikuar”, është shprehur Rashiti në Interaktiv të KTV-së.
Sipas tij, Serbia do të shfrytëzojë shumë opsione para se të dalë në pikat që të pranohet Kosova. Megjithatë, sipas tij, Serbia tashmë e ka kuptuar se pa një marrëveshje obligative me Kosovën nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian.
“Do të përdorin dhjetë opsione, deri sa të vijnë në fund. Opsioni i parë ndarja, pastaj autonomi për veriun e të tjera”, ka thënë Rashiti.
Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është shumë i vogël nga ajo që do dhe pret presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Asociacioni është shumë i vogël nga ajo që pret Vuçiq. Këtu do të thyhen shtizat. Do të ketë negociata për ndryshim kufijsh. Këto shteren shpejtë se nuk pranohen as nga ndërkombëtarët as nga Prishtina”, ka shtuar ai.
Sipas Rashitit, Kosova duhet të dijë që do t’i kërkohet të japë diçka për këtë marrëveshje dhe se është krejtësisht në “duart e Kosovës që të menaxhojë këtë situatë”./Koha.net/
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...