Njohësi i Integrimeve Europiane, Naim Rashiti, ka paralajmëruar lajme të këqija për kosovarët sa u përket liberalizimit të vizave.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Rashiti thotë se arrestimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë do të dëmtojë këtë proces të shumëpritur për kosovarët.
“Do të dihet shpejt e lehtë se çka ka ndodh me rastin e kidnapimit te 6 turqve…..”, shkruan ai në Facebook.
“Përveç që është një skandal i madh ku një numër exponentesh janë përfshirë dhe janë korruptuar për të ndihmuar këtë aksion, shteti e rëndoi fort agjendën e liberalizimit të vizave…”, thotë ai.
“Vendet e BE-së dhe parlamenti evropian do të këtë së shpejti ca mesazhe për ne…. ‘, tha Rashiti.
Në Prishtinë dhe Gjakovë u arrestuan të enjten gjashtë shtetas turq për të cilët nuk dihet nëse janë depërtuar në Turqi.
Javët e fundit Kosova ka qenë në presion nga Turqia për të ndërmarrë një aksion kundër këtyre shkollave të themeluara nga Lëvizja Gyleniste.
Turqia akuzon Gylenin, klerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit të 15 korrikut të vitit 2016 dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...