Google ADS

Rashiti: Forumi Ekonomik Rajonal dhe Mini-Shengeni janë iniciativat me bajate dhe të pakuptimta

20:55 | 13 Nëntor 2019
L G

Naim Rashiti nga Klubi për Hulumtim të Politikave në Ballkan thotë se Forumi Ekonomik Rajonal (Regional Economic Area) dhe Mini-Shengeni janë iniciativat me bajate dhe të pakuptimta.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se  është në kuadër të procesit të Berlinit (duke përfshirë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor), por nuk ka me funksionu sepse sipas tij,  problemet janë të natyrës politike, e jo teknike.

REA sipas Rashitit  ka paraparë uniformimetin dhe standardizimin e të gjitha politikave tregtare, procedurave, certifikatave, tarifave, njohjen e diplomave, profesioneve etj.

“Nuk funksionon sepse shtetet nuk kane bere pothuajse asgjë në këtë drejtim. Edhe në takimin e fundit të Procesit të Berlinit në Poloni, Serbia ka refuzu marrëveshjen për njohjen e diplomave. Në mungesë të vullnetit për të permisu marrëdhëniet në mes vendeve të Ballkanit, Serbia ka inicu mini-shengenin, e cila përfshinë disa elemente te REA-s. Në këtë rast pa prezencën dhe miratimin e te gjithave 6 vendeve. As kjo iniciative nuk do te funksionojë, edhe me pak se RAE. Mos u bëni merak për dëmet, nuk do të funksionoje”, është shprehur Rashiti.

Sipas tij, problemet e vendeve të Ballkanit ndërlidhen me politikën që udhëheqin shtetet, krimi dhe korrupsioni brenda tyre,  si dhe mungesa e vullnetit me i zgjidh problemet bilaterale.

Rashiti shprehet se krimi i organizuar në Serbi, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e të tjera,  nuk lejon eliminimin e barrierave tregtare,  si dhe lirinë e lëvizjes së mallrave.

“Kolonat në kufi në mes të gjitha vendeve, shkaktohen nga krimi dhe korrupsioni. Tregtia e lirë nuk funksionon as në mes Kosovës e Shqipërisë; kamionët presin me javë në kufi. Ky është problem kryesor i kryeministrit të Shqipërisë dhe atij Kosovës, jo mini-shengeni. Krimi i organizuar i lidhur me elitat politike nuk ka me leju asnjë proces që çon drejt bashkëpunimit te mirëfilltë me u implementu”, ka shkruar ai.

Se fundmi Rashiti  thotë se në takimet rajonale, Serbia ka provuar të anashkaloj iniciativat aktuale,  duke propozuar procese të reja, psh. Procesi i Sharrit. Në ato takime,  sipas tij përfaqësues gjerman iu kanë kërkua të gjitha vendeve që të mos krijojnë procese të reja, por të fokusohen në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Pra në parim asnjë iniciative e re që del jashtë Procesit të Berlinit dhe nuk merret me implementimin e zotimeve të dala nga ky proces, nuk duhet të mbështetet. Te gjitha janë në kuadër të këtij procesi. Edhe atë vetëm atëherë kur përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në inicimin, zgjerimin dhe planifikimin e idesë”, ka shkruar Rashiti.

Sipas tij, rruga e vetme është kthimi te procesi i Berlinit, implementimi i marrëveshjeve dhe iniciativave si dhe eliminimi i të gjitha barrierave për qarkullim të lire për të gjitha vendet e Ballkanit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme