Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Rashitaj gjatë Seancës së Kuvendit të Kosovës foli për forcën e gruas.
Ajo para deputetëve ftoi të gjitha gratë deputete që të jenë bashkë dhe t’i mbrojnë të drejtat e tyre.
“Mund t’i nxjerrim nga loja burrat infantil, gratë që ngrejnë zërin, tregojnë vendosmëri. Na mungon vetëm një hartë që t’i mbrojmë të drejtat tona. Nuk ka rëndësi se cilës parti i përkasim, ne duhet të jemi bashkë t’i mbrojmë të drejtat tona”, tha ajo.
Deputetja tha se gratë i identifikojnë më mirë problemet.
“Gratë i identifikojnë më mirë problemet. Vetëm se kur një grua që dëshiron të marrë pozitë, asaj i shikohet fytyra, pamja, shtati e bukurisë. Gratë kanë më shumë sukses në punë. Grave çdo ditë ju themi të dyshojnë në vetvete. Ne jemi ato që duhet të bëjmë protesta për të drejtat tona”, u shpreh Rashitaj./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...