Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Washington D.C., ku po merr pjesë në simpoziumin “Policimi i orientuar në komunitet me theks të veçantë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”.
Drejtori Qalaj në këtë simpozium në të cilin marrin pjesë nivele të larta udhëheqëse, është panelist në diskutimet përmbledhëse lidhur me programet preventive “Reagimi ndaj radikalizmit të të rinjve”.
Ky simpozium në të cilin po marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, është organizuar nga organizatat e njohura si Hedayah dhe Global Center, të cilat kanë për mision trajtimin, luftimin si dhe zhvillimin e praktikave më të mira që ndërlidhen me dukurinë e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. /arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...