Google ADS

Rashit Qalaj: Nuk shqetësohem nëse do të mbes apo jo në detyrë

23:16 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për raportet që ka me Qeverinë Kurti.

Qalaj në RTV Dukagjini ka thënë se është i angazhuar që të dërgojë para punën e policë ndërsa sipas tij punën e performancës së tij e ka përgjegjësi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm.

“Takohem në baza ditore me zotin Sveçla dhe nuk kemi folur për këtë çështje asnjëherë. Raportet tona janë shumë korrekte”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës thotë se preokupimi i tij është të kalojë pandemia e aspak nuk brengoset për pozitën e tij.

“As që jam duke menduar për ndonjë shkarkim. Frika ime është mos po dështojmë dika e nuk po kryejmë shërbime të mira ndaj qytetarëve. Çështja se a do të jem drejtor i policisë apo jo nuk më shqetëson aspak”.

Qalaj ka thënë se është emëruar si drejtor në polici në vitin 2018 dhe se ka mandat të rregullt edhe tri vite.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës thotë se ka raporte korrekte me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme