Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se nuk ka qenë i informuar për rregulloren e Bankës Qendore të Kosovës (BQK), prej nga rrjedhoi edhe çështja e dinarit serb.
Ai ka treguar se kur e mori informacionin rreth dinarit ka qenë në Washington, dhe është befasuar nga vendi, pasi thotë se nuk ka pasur fushatë informuese.
Më t’u kthyer në Prishtinë, thotë se është takuar me guvernatorin e BQK-së e më pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Të dyve, Rashiq thotë të ju ketë thënë se është dashur të ketë një fushatë informuese.
“Vendimi më befasoj sepse ne mund të jemi jo të informuar, por jo në çështje që mund të kenë impakt, zakonisht jemi të kyqur. Unë menjëherë pas kthimit nga Uashingtoni, të hënën, kam kontaktuar së pari kryeministrin për një takim të martën, fillimisht shkova të guvernatori që më prezantoi dokumentin, pra të gjitha aspektet e dokumentit. Në takim me kryeministrin thash që kjo do të donte më shumë kohë për një fushatë sensibilizuese që do të informonte qytetarët mbi të gjitha”, ka thënë ai në Tëvë1.
“Shikoni si të doni dëmi është bërë, në jetën e qytetareve besoni ka ma shumë përfitues tjerë sesa serbë. Tash për mua besoj që një opsion me i thënë tranzicioni me i pas disa hapa brenda tranzicionit”, ka deklaruar ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...