Rashiqi për ndalimin e Trajkoviqit: Është e turpshme, kërkon ndihmën e Qeverisë

09:44 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Ministri për Kthim dhe Komunitetet Nenad Rashiq ka shprehur shqetësimin për ndalimin e këshilltares Rada Trajkoviq në Merdare nga ana e Policëve serbë

“Dje këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Begoradit në Merdar është ndaluar 4 orë, ajo ka pasur takime të caktuara edhe me ambasadorin Hovienir, ajo prapë është ndaluar dhe ajo ende është duke u mbajtur e ndaluar, ajo ka diabet dhe ajo është që 15 orë e mbetur atje, ia kanë marrë dokumente dhe ajo pret”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se kjo është e turpshme, pasi Trajkoviq ka edhe sëmundjen e diabetit dhe ka nevojë për insolina dhe përkujdesje, dhe me këtë rast ai falënderoi policët kufitar për kujdesin që kanë treguar ndaj saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme