Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media, ka deklaruar se është shqetësuese që serbët nga Kosova po ndalen nga Serbia, po malltretohen, pas asnjë arsye, vetëm e vetëm pse nuk janë simpatizantë të Listës Serbe.
Ai ka bërë të ditur se edhe djali i tij më parë është ndaluar dhe mbajtur me tri apo katër orë, dhe është marrë pyetje nga persona që prezantohen të BIA-s, raporton RTKlive.
Rashiq tha se regjimi radikal serb që ka pushtetin në Beograd po bën veprime jo humane ndaj serbëve nga Kosova.
Rashiq theksoi se këto 12 vite ndodh përndjekja e serbe. Rashiq tha se situata është dramatike.
Ai tha se drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, është arrestuar të shtunën nga Policia e Serbisë dhe po mbahet në një stacion policie në Rashkë. “Sipas informacioneve që kemi ai do të mbahet deri të hënën, pasi që thonë se gjykatësi nuk është në dispozicion. Kjo është një pjesë e metodologjisë shantazhuese dhe malltretuese”, tha ai.
Rashiq ka kërkuar nga Serbia që urgjentisht të lirohet Nikolla. Ministri nga komuniteteve serb, përmendi edhe rastin e ndalimit të muajve më parë të Rada Trajkoviq.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, për zgjedhjet në veri në Kosovës, tha se pushteti në Bëograd nuk ka qëllim të shkohet në dialog.
“Në këtë momenti nuk shkon as qytetarëve të veri, apo edhe atyre radikalëve që këtë proces të qojmë deri në fund”, theksoi ai.
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...