Partia Progresive Demokratike që udhëhiqet nga Nenad Rashiq, është duke e pritur përfundimin zyrtar të certifikimit të zgjedhjeve për të dal me ndonjë qëndrim se kënd do ta mbështesin për themelimin e qeverisë së re.
Rashiq, që është kandidat për deputet, nuk ka pranuar të komentojë më shumë, duke refuzuar të jap ndonjë qëndrim për mbështetjen e mundshme të kandidatëve për kryeministër.
“Duhet të konfirmohet rezultati. Do të flasim pas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, ka thënë Rashiq.
Deri më tani Lista Serbe e ka kushtëzuar themelimin e qeverisë me postin e kryetarit të Kuvendit, që kjo kërkesë ka ardhur nga Beogradi zyrtar, duke bërë krahasime me pozitën e kryeparlamentarit në Maqedoni që iu është dhënë shqiptarëve, përkundër që janë popullatë mbi 45 për qind.
Ndërsa serbët nuk e arrijnë 5 për qind të popullatës së Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...