Ish ministri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Nenad Rashiq pritet t’i hyjë garës për të parin e Graçanicës.
Rashiq në një intervistë për Telenews.al ka treguar për planet e tij rreth zgjedhjeve komunale në Kosovë.
“ Po, unë do të jemi kandidat për kryetar të komunës së Graçanicës, ndërsa me kandidat për kryetar do të kandidojmë edhe në komunën e Ranillukut dhe Shtrpcës” tha Rashiq.
Sipas Rashiqit nëse institucionet e Kosovës nuk intervenojnë për të parandaluar manipulimet gjatë zgjedhjeve atëhere do të kemi një situatë edhe më të rënduar se në zgjedhjet parlamentare.
“ Manipuluesit, shantazhuesit duhet të arrestohen dhe burgosen, se përndryshe nuk po çohet në vend vullneti i votuesëve “ shtoi Rashiq.
Rashiq nuk pret kandidat serioz nga lista serbe për kryetar të Graqanicës dhe shton se është i sigurt se do ta fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me komunën për katër vite.
Ndryshe burime brenda listës serbe tregojnë se është duke u zhvilluar një luftë e ashpër në mes grupeve rivale brenda kësaj partie se kush do të jetë kandidat për kryetar.
Ish kryetari i Graqanicës dhe ish zëvendës kryeministri Branimir Stojanoviq e ka humbur përkrahjen e Beogradit, ndërsa edhe kryetari aktual Vladeta Kostiq nuk ka raporte të mira me Beogradin.
Një burim ka tregaur se kandidat i preferuar i listës serbe do të jetë një ish deputet i kësaj partie.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...