Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, është i gatshëm të marrë pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, por vetëm nëse është e nevojshme.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai deklaroi se “është mosmirënjohje të marrësh përgjegjësi” dhe të përfshihesh në procese në të cilat ai personalisht nuk ka marrë pjesë në dhjetë vitet e fundit – që janë rezultat i bisedimeve të Brukselit. Idenë që Nenad Rashiq të marrë pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, në fund të vitit të kaluar e kishte hedhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se mund të shkruaj një draft modern evropian të statutit në vitin 2024.
“Nëse dikush do të më pyeste, ndoshta do të thosha – do të doja të mos isha atje, por si ministër, si person përgjegjës, ndoshta duhet të marrësh përgjegjësi dhe nëse kjo ndodh në kuptimin praktik dhe se duhet të punohet vërtet në të, unë para së gjithash do të më duhet të kisha një numër ekspertësh të caktuar, që të mos them ekspertë të cilët do të ishin nga fusha të ndryshme, juridike, ekonomisë, administratës, në mënyrë që të mund të harmonizonim projekt-statutin tonë të mundshëm me legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës. Do të duhej kohë për këtë, por sigurisht nëse do të më duhej, do të merrja një përgjegjësi të tillë”, tha Rashiq për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës.
Tutje Rashiq tha se pret që gjatë këtij viti të formohet Asociacioni i Komunave Serbe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Unë sinqerisht besoj se do të miratohet këtë vit, por kur njëra nga palët tenton të humbasë momente për të blerë kohë (Beogradi, v.j.), ndoshta i hap hapësirë palës tjetër (Prishtinës v.j.) që të gjejë justifikime se diçka nuk bën të ndodhë tani, por duhet të ndodhë më vonë. Thënë shkurtimisht, këtu në Ballkan ka gjithmonë disa zgjedhje, kështu që lehtësuesit nga Bashkimi Evropian janë shpesh, do ta quaj kështu, shumë të ngurtë për të kuptuar konceptin e urgjencës së adoptimit, por ata më tepër merren me disa procese më të gjata të cilat, sipas mendimit të tyre, në fund janë të pashmangshme. Për çdo rast, unë pajtohem plotësisht, por ne jemi ata që në fund duhet të zbatojmë vendimet që merren”, tha ai.
Ministri Rashiq tha se Qeveria e Kosovës së shpejti do të marrë vendim për lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të Serbisë, që do të thotë se nuk do të nevojiten etiketa për të mbuluar simbolet shtetërore serbe.
“Nuk kam dyshim se ekziston gatishmëria për këtë. Nuk shoh arsye për mohim të një vendimi të tillë, vetëm se ndoshta duhet të presim disa ditë dhe do të jetë në rregull për mendimin tim”, ka shtuar Rashiq.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...