Raportuesja për Kosovën fajëson SHBA-të dhe Richard Grenell për situatën  

15:35 | 19 Mars 2020
Arbresh.info

Viola von Cramon fajëson SHBA-të dhe Richard Grenell për ndezje të konfliktit mes Kosovës e Serbisë.

Eurodeputetja që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ka dalë kundër prishjes së koalicionit Vetëvendosje-LDK, shkruan portali arbresh.info.

Duke iu përgjigjur një qytetari Von Cramon thotë: “Po. Dhe SHBA-të me Richard Grenell në mënyrë konstante po ndezin konfliktin nga prapa #Kosova #Serbia”.

Ndërkohë ajo më parë për prishje të koalicionit tha që është një katastrofë jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin.

“Nëse LDK shtron një mocion mosbesimi kundër # qeverisjes së vet që do të thotë një katastrofë jo vetëm për #Kosovën por edhe për tërë rajonin”, thuhet në shkrimin e eurodeputetes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme