Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka akuzuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vuciq, për manipulim të shifrave rreth koronavirusit.
Von Cramon ka reaguar ashpër rreth protestave e brendshme në Serbi, ku kishte përplasje në mes të qytetarëve dhe policisë serbe.
Ajo ka thënë se Vuciq ka gënjyer rreth rasteve me koronavirus me qëllim të përfitonte para zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan javë më parë.
“Duket se Vucic gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja.
Von Cramon komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë.
It seems Vučić lied about #COVID19 numbers to have calm “elections” campaign. He can’t shy away from reality of rising cases & ppl know power has been more important for him than health. Huge peaceful protests yesterday & he’s brutally attacking protesters & bystanders #Serbia https://t.co/0ZBd14u442
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) July 8, 2020
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...