Google ADS

Raportuesi për Kosovën në PE, thotë se tani është radha e liberalizimit të vizave

17:40 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin evropian Igor Soltes ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Soltes në twitter ka shkruar se mirëpret progresin e arritur në mes të dy vendeve për çështjen kufitare.

Ai ka përmendur se është një hap i rëndësishëm drejtë liberalizimit të vizave.

“Unë e mirëpres progresin në mes të Malit të Zi dhe Serbisë për çështjet e kufirit. Është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar Soltes./Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme