Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Šoltes ka folur në një konferencë për media edhe për reforma në administratë.
“Nëse diskutojmë për reformat në administratë publike duhet të kemi parasysh numrin e ministrave dhe zv.ministrave dhe dëshirojmë të dimë ku do të shkon Kosova në të ardhmen. Për këtë duhet të flasim për reformat në planin ekonomik, për sektorin shëndetësor dhe arsimor. Po ashtu duhet të diskutohet edhe për sektorin e mjedisit që është neglizhuar”, tha Šoltes.
Sipas tij është e rëndësishme të trajtohen çështjet si ndotja e ajrit, transporti dhe mbeturinat.
“Çështja mjedisore ndërlidhet edhe me sistemin e energjisë. Dhe këto ishin çështje që kemi diskutuar ditëve të fundit”, tha ai.
Soltes ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ku tha se dialogu duhet të vazhdoj më shpejt.
“Shpresojmë për një përfundim të suksesshëm përmes një marrëveshje nga të dy palët. Natyrisht kjo është një pyetje e rëndësishme për Kosovën”, tha ai.
Soltes ka komentuar deklaratat e krerëve të shtetit për liberalizimin e vizave këtë vit.
“Ne jemi duke u përpjekur në përmbushjen e kërkesave dhe sa i përket muajve vijues pritjet janë të mëdha. Por siç e dini kjo nuk varet kryesisht nga Parlamenti Evropian. Ka edhe akterë tjerë të rëndësishëm që e kanë rolin e tyre në këtë proces. Por shpresoj që rekomandimet nga Komisioni Evropian do të jenë pozitive. Ky do të jetë një mesazh shumë i rëndësishëm sa i përket Komisionit Evropian për të dhënë dritën e gjelbër sa i përket liberalizimit të vizave dhe shpresoj që vërtetë do të ndodh deri në fund të këtij viti”, tha ai./Arbresh.info
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...