Google ADS

Raportuesi për Kosovën në PE: Gjashtë muajt e ardhshëm, vendimtar për liberalizimin e vizave

19:46 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën Igor Šoltes në një përgjigje për Arbresh.info ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u hiqet regjimi i vizave.

Šoltes ka deklaruar se këtë gjë e kanë pritur që të ndodhë edhe në vitin e kaluar.

Sipas tij gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Kosovën në çështjen e lëvizjes së lirë në bllokun 28-anëtarësh.

“Sa më shpejt që të jetë e mundur, siç pritej që regjimi pa viza të miratohej tashmë në vitin 2017. Mendoj se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Kosovën dhe një hap përpara në regjimin pa viza”, ka thënë Šoltes.

Kujtojmë se të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u hoq nga rendi i ditës Demarkacioni, duke e shtyrë kështu ende dërgimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend./Arbresh.info/

Të ngjashme