Raportuesin e ri i Parlamentit Europian, Igor Šoltes gjatë një konferencë të parë për media si raportues ka thënë se do të mundohet të bëjë më të mirën e mundshme si raportues i ardhshëm, me bashkëpunim relevant me ministra, kryeministrin, me pozitën dhe opozitën, shkruan arbresh.info.
“Nuk do të jetë detyre e lehtë për mua që të vazhdon në të gjitha këto drejtime që i përmendi Lunaçek. Nuk do te jetë për mu e lehtë. Pajtohem që ende ka mundësi dhe hapësirë për përmirësime në të ardhmen, shumë gjëra duhet të realizohen e të përfundojnë. Një gjë e rëndësishme është që legjislacioni në shumë sfera është relativisht i mirë por problemi kryesor është zbatimi dhe interpretimi i tij të kuptuarit e rëndësisë së legjislacionit. Pra nëse e keni ligjin duhet ta respektomi”, tha ai.
Ai tha se e ardhmja e Kosovës është në mesin e Bashkimit Europian.
“Çka është e rëndësishme është sistemi gjyqësor duhet të jetë një sistem i pavarur gjyqësore. Kosova ka nevojë që të rinjtë të rrinë këtu dhe qeveria është në krye të kësaj sfide që të investoj shumë për të rinjtë. E ardhmja e Kosovës është në mesin e vendeve të BE-së. Unë do të mundohem të bëjë më të mirën e mundshme si raportues i ardhshëm, me bashkëpunim relevant me ministra kryeministrin me pozitën dhe opozitën”, tha ai./arbresh.info/
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...