Zëvendës kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, Sabri Ademi tha se janë pranuar 1439 lëndë.
“Në këtë prokurori janë pranuar 1439 lëndë, 745 ne Departamentin e Pergjithshëm, 694 në Departament të Krimeve të Rënda”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Reshat Millaku kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës tha sepër tre muaj prokurorët kanë pranuar 12 lëndë.
“Gjatë periudhës janar-mars prokurorët special kanë punë 12 lëndë. 5 prokuror të PSRKS janë trajnuar gjatë kësaj periudhe kohore.
Kurse Shyqyri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë si dhe Ali Uka nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se ndarja e lëndëve bëhet sipas rregullores.
Agim Kurmehaj, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë tha se janë 1200 lëndë të trashëguara gjatë këtij viti.
“Në këtë prokurori lëndët ndahen sipas rregullores Rregullorja për ndarjen e lëndëve 06 2015 . 1200 lëndë të trashëguara gjatë këtij viti”, ka raportuar ai.
Ndërsa kryeprokurori Shukri Jashari nga Prokuroria Themelore Ferizaj theksoi se janë kryer 1394 lëndë.
“Gjatë Janarit të këtij viti në këtë prokurori janë pranuar 629 lëndë të reja dhe janë kryer 1394”, tha ai.
Në takimi e radhës do të raportojnë edhe tre prokurorët, i Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit/Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...