Një person i moshës 36 vjeçar kishte raportuar në stacionin policor në Shtime një rast të lëndimit trupor , sipas tij lëndime trupore në këmbë i kishte shkaktuar një automjet VW Golf II , në rrugën ‘’ Tahir Sinani ‘’ në Shtime, për këtë kishte ofruar edhe raport mjekësor, thuhet në komunikatë.
Hetuesit policor nga stacioni në Shtime, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i kishin marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimin .
Pas një pune hetimore për disa ditë, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policor kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative se i dyshuari M.SH, kishte lajmëruar rrejshëm rastin lëndim trupor dhe me datën 13.07.2022 , i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Shtime .
Pas intervistimit nga hetuesit policor, ai në tërësi e ka pranuar veprën dhe me vendim të Prokurorit të rastit, ndaj tij është inicuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm’’ me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar./arbresh.info/
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...