Raportohet se autoblinda e policisë ka rënë nga ura në Grabovc të Zveçanit

22:44 | 13 Dhjetor 2024
R J

Autoblinda e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës ka rënë nga ura, në vetaksidentin që ndodhi sonte rreth orës 20:00, në Grabovc të Zveçanit.

Vetaksidentohet një autoblindë në veri, lëndohen tetë policë

Kështu u shpreh Agim Bahtiri, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, në një postim në Facebook, duke uruar shërim të shpejtë të zyrtarëve policorë që janë lënduar.

“Para pak minutash pranova lajmin për incidentin e rëndë në Veri, ku një autoblindë e NJSO-së ka rënë nga ura, duke lënë të lënduar disa nga policët tanë të guximshëm. Urojmë nga zemra shërim të shpejtë për të lënduarit dhe jemi pranë tyre në këto momente, ashtu siç ata janë pranë nesh gjithmonë”, ka shkruar Bahtiri, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Ndryshe lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut./Arbresh.info/

Të ngjashme