Raportohen 3 raste të dhunës familjare në Prishtinë

12:59 | 14 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Tre raste të dhunës familjare janë raportuar në rajonin e Prishtinës.

Me datën 12.12.2019 arrestohet i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij të mitur viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me datën 13.12.2019 është sulmuar viktima femër K/Shqiptare nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Rom. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Një sulm tjetër në Prishtinë ka ndodhur ku është arrestuar e dyshuara e mitur femër K/Shqiptare për shkak të dyshimit se para dy-tri ditëve e kishte rrahur vëllain e saj të moshës 6 vjeç për të cilin rast babi, ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka prezantuar një video incizim. E dyshuara pas intervistimin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme