Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar për raportimet se për 10 muaj rresht, kryetari i Listës ‘Guxo’ në Gjermani, Berlind Gajraku do i marrë edhe nga 1 mijë euro për secilin muaj për “diplomaci qytetare”.
Në njoftim thuhet se MPJD informon dhe garanton opinionin publik se procesi i përzgjedhjes së 25 kandidatëve nga 84 aplikime sa ishin gjithsej ka qenë i hapur për të gjithë, i paanshëm, dhe në bazë të meritave profesionale të secilit kandidat, transmeton Arbresh.info.
Mes tjerash, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se është e përkushtuar në rritjen e transparencës dhe informimin e saktë të opinionit publik për të gjitha çështjet e ministrisë dhe shpreh keqardhje që mediumet të cilat kanë publikuar këtë lajm keqinformojnë opinionin publik.
Reagimi i plotë:
Njoftim
Disa prej medieve elektronike sot përmes titujve tendencioz e sugjestiv kanë keqinformuar opinionin publik duke krijuar përshtypje të gabuara mbi përzgjedhjen e disa prej kandidatëve në Programin e Diplomacisë Qytetare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informon dhe garanton opinionin publik se procesi i përzgjedhjes së 25 kandidatëve nga 84 aplikime sa ishin gjithsej ka qenë i hapur për të gjithë, i paanshëm, dhe në bazë të meritave profesionale të secilit kandidat.
Përzgjedhja e kandidatëve për Programin për Diplomaci Qytetare ka aplikuar dhe respektuar çdo ligj, rregull apo procedurë ligjore sipas rregullave dhe ligjeve të Republikë së Kosovës dhe duke aplikuar vetëm kriterin e meritokracisë.
MPJD sqaron opinionin publik se përzgjedhja e kandidatëve është bërë nga Komisioni Vlerësues, i cili gjithashtu ishte përzgjedhur sipas thirrjes së hapur nga MPJD.
Për më tepër shumica e anëtarëve të këtij Komisioni ishin anëtarë jashtë MPJD-së, respektivisht përfaqësuesve nga bota akademike dhe shoqëria civile dhe përzgjedhja e kandidatëve për Programin e Diplomacisë Qytetare është bërë në diskrecion të plotë vetëm nga ky Komision.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është e përkushtuar në rritjen e transparencës dhe informimin e saktë të opinionit publik për të gjitha çështjet e ministrisë dhe shpreh keqardhje që mediumet të cilat kanë publikuar këtë lajm keqinformojnë opinionin publik.
Ritheksojmë se interesi i vetëm në këtë proces ka qenë dhe mbetet përzgjedhja e profesionistëve të rinj nga diaspora që kanë përvojë dhe kualifikime, të cilat do t’i shërbejnë ndërlidhjes më të madhe të mërgatës me vendin tonë dhe të promovimit dhe prezantimit sa më të mirë të interesave kombëtare të vendit në marrëdhëniet me jashtë./Arbresh.info
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët