Raportimi se është nën hetime, reagon ministri Elbert Krasniqi

23:39 | 15 Korrik 2023
Diellza Gashi

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas raportimit të “Betimi për Drejtësi” se të paktën pesë ministra të Qeverisë Kurti, përfshirë vetë ministrin, janë nën hetime nga Task Forca kundër korrupsionit në kuadër të Policisë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky raportim i medias në fjalë sipas tij, nuk ka qenë në dijeni e as nuk është ftuar nga ndonjë institucion hetues.

Më tej ai ka thënë se për atë që është i sigurt është se komunitetet për herë të parë po mbështeten seriozisht nga Qeveria./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme