Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka marrë asnjë vendim rreth ankesës së deputetit nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, me pretendime se i janë shkelur të drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.
Kështu kanë bërë të ditur për “Arbresh.info” nga Gjykata Kushtetuese.
Në përgjigjen për Arbresh.info Veton Dula thotë se kjo kërkesë para Gjykatës është dorëzuar bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe ndërlidhet me pretendime për shkeljen e të drejtave dhe lirive individuale të parashtruesit përkatës.
Tutje në përgjigjen e tyre thuhet se Gjykata është duke e shqyrtuar rastin, dhe se nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast.
“Gjykata është duke e shqyrtuar rastin, ndërsa nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast.
Gjykata i trajton të gjitha kërkesat në bazë të procedurave standarde të parashikuara për shqyrtimin e tyre dhe kohëzgjatja e vendimmarrjes në kërkesat e parashtruara nuk varet detyrimisht nga koha e regjistrimit të tyre, por nga kompleksiteti i çështjes që mund të ngërthejë një rast konkret”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Arbresh.info”.
Si çdo kërkesë individuale, Gjykata është duke e trajtuar edhe këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë, dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët dhe opinioni.
Ndonëse disa zyrtarë po e thonë të kundërtën, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të deputetëve Veton Berisha e Albert Kinolli, nuk rrezikohet mandati i presidentes Vjosa Osmani.
Ai në një postim në Facebook, thotë se nëse ankesa e deputetëve në fjalë rezulton e suksesshme, atëherë mund të ketë revokim të mandatit të një deputeti nga partia Romani Iniciativa.
“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht sipas kërkeses së deputeteve Berisha dhe Kinolli të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e Aktgjykimit AA.nr.29/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe Vendimit Anr.736/2021 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sipas praktikes së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e sigurisë juridike, nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes së Republikës apo qeverisë. Në rradhe të parë, ankesa e dorëzuar nga dy kandidatët për deputetë nëse rezulton e suksesshme, potencialisht mund të revokohet mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha, për shkak të dyshimeve potenciale për deformim të mekanizmit të ulëseve të garantuara, duke mos anuluar të gjitha votat që subjektet politike të komuniteteve joshumicë kishin fituar nga komunitetet tjera të cilave ata nuk i përkisnin”, ka shkruar ai.
Madje sipas Miftarajt, edhe nëse gjykata vendos në favor të dy deputetëve, s’mund të rrezikohet mandati i Osmanit pasi që kanë kaluar edhe afatat se kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së të pares së shtetit./ Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...