Raporti vjetor financiar i Ferizajt nuk përmbush kriteret ligjore

19:16 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2018, i publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Ferizajt, me përmbajtjen aktuale nuk i përmbush kriteret ligjore, dhe nuk e ka përmbjatjen e një raporti financiar të një organizate buxhetore.

Ky raport përmban vetëm shuma totale të planifikimit dhe shpenzimit për kategori të ndryshme ekonomike dhe në asnjë faqe të tij nuk i përfshin krahasimet me dy vitet paraprake lidhur me shpenzimin e parasë publike gjatë periudhës raportuese, njofton Klan Kosova.

Sipas Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë, raportet vjetore, përveç tjerash, duhet të pasqyrojnë: një përmbledhje të statusit të të gjitha projekteve kapitale të shpenzimit; mbishkrim të ndonjë deficiti ose suficiti buxhetor dhe mënyra se si janë financuar; detaje të pagesave të borxheve ndaj palëve të tjera, numri faktik i punonjësve të përhershëm dhe të përkohshëm të komunës krahasuar me numrat e autorizuar në buxhet; detale për të gjitha rregullimet që janë bërë në ndarje buxhetore; një raport mbi veprimet e ndërmarra dhe veprimet e propozuara në lidhje me adresimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilat nuk janë  nuk i ka prezantuar në dokumentin e publikuar. Rrjedhimisht, kryetari nuk i ka respektuar urdhëresat e nenit 46 të Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë.

Madje, edhe raportet 3 mujore lidhur me ecuritë financiare të komunës, të publikuara në mënyrë periodike gjatë vitit të kaluar, janë të përgjithësuara dhe nuk përmbajnë standardet ligjore në fushën e financave publike për t’i siguruar publikut transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimin e parasë publike.

Iniciatia për Progres, kërkon nga Kuvendi komunal i Ferizajt të kërkojë nga kryetari i komunës, që të dorëzoj raportin financiar sipas urdhëresave të nenin 46 të Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë, dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në kuadër të kompetencave të tij për të vendosur kontroll dhe mbikëqyrje të punës së kryetarit dhe shpenzimit të parasë publike.

Gjithashtu, kanë ftuar kryetarin e komunës që ta ndërpresë praktikën e jotransparencës së shpenzimeve të parasë publike. Të angazhohet maksimalisht që raportet financiare të jenë në përputhje me frymën e Ligjit për Financat Publike dhe Përgjegjësitë dhe standardet për transparencë në menaxhimin financiar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme